VIDEO/ Heroi i ditës, kuzhinieri shpëton 3-vjeçarin nga përmbytjet në Itali, momenti bën xhiron e botës

schedule15:15 - 19 Maj, 2023

schedule 15:15 - 19 Maj, 2023

Italia aktualisht është prekur nga përmbytjet e mëdha, veçanërisht rajoni Emilia Romagna. Në qytetin Cesena të kësaj zone thuajse është shmangur një tragjedi, kur një nënë me djalin e saj të vogël nuk kanë arritur të lëvizin përtej hyrjes së pallatit. Fatmirësisht për ta aty pranë ishte 36-vjeçari Gjorgje Panitiç, shef kuzhine nga Beogradi, i cili i ndihmoi të dilnin nga një situatë e vështirë dhe fotot e momentit të shpëtimit bënë xhiron e botës.

“Nuk kishte kohë për të humbur dhe u nisa. Djali i vogël ishte pak i frikësuar, por dukej i qetë. E pyeta: ‘Si jeni? A jeni mirë?’. Ai pohoi kokën në mënyrë pozitive dhe më buzëqeshi”, ka përshkruar Pantiç për gazetën e përditshme “Korijere dela sera”.

Shefi i kuzhinës nga Beogradi, me ndihmën e disa personave të tjerë, ka arritur ta marrë fëmijën 3-vjeçar nga nëna dhe ta çojë ndihmojë.

“Unë jam i gjatë 1.93 metra, kështu që fëmija ndihej i sigurt kur e mbaja në dorë. Ai më kapi qafën dhe më pas flokët ndërsa unë e mbaja mbi supe”, ka treguar Pantiç rreth situatës së shpëtimit të 3-vjeçarit.

Shefi i kuzhinës nga Beogradi tha se ishte i gatshëm të reagonte shpejt sepse ishte dëshmitar i përmbytjeve të mëdha në Serbi në vitin 2014./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!