Nuk janë skena nga filmi i famshëm “Fast & Furios” apo nga ndonjë film tjetër aksion, por nga finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Vllaznisë.
Durrsakët triumfuan 3-0 dhe tifozët shkodranë nuk e përjetuan aspak mirë. Shpesh pati shishe të hedhura në fushë, ndërsa pas golit të dytë të Teutës një tifoz vershoi në fushë.
Tentativa e tij për të shkuar drejt futbollistëve të “Djemve të detit” shkoi bosh, pasi një prej stjuartëve të BBS Security veproi në mënyrë të menjëhershme.
Për ta ndalur tifozin e futur në fushë ai u detyrua të bënte një hedhje spektakolare e ta mbërthente, ndërkohë që menjëherë ndërhynë edhe stjuartët e tjerë, që e kapen tifozin dhe e nxorën jashtë. / abcnews.al