Anëtarët e grupeve hebreje anti-sioniste kanë hyrë në kompleksin e Kongresit Amerikan, duke thënë se ata nuk do të largohen nga ndërtesa derisa Izraeli të ndalojë luftën e tij në Gaza.
Grupi aktivist, i cili është kundër vazhdimësisë së konfliktit në Gaza, ka organizuar këtë protestë si pjesë e përpjekjeve të tyre për të ndikuar në politikën e SHBA-së në lidhje me konfliktin.
Protestuesit e Grupit Hebre për Paqe kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër luftës dhe kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Izrael dhe Gazë.
Protesta brenda ndërtesës së Kapitol erdhi pasi Këshilli i Sigurimit nuk ka ra dakord për një rezolutë për sa i përket krizës në Lindjen e Mesme. Ishin Shtetet Bashkuara që vunë veton ndaj kësaj resolute me arsyetimin se teksti nuk zbaton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.
/abcnews.al