VIDEO/ Harry Kane “hakmerret” me rekord ndaj Italisë

schedule22:45 - 23 Mars, 2023

schedule 22:45 - 23 Mars, 2023

Anglia ka plotësuar “hakmarrjen” e saj ndaj Italisë, teksa në stadiumin “Diego Armando Maradona” ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë të grupit C, me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Dy gola në pjesën e parë fillimisht nga Declan Rice në minutën e 13’-të e më pas një 11-metërsh i ekzekutuar në gol mrekullisht nga kapiteni Harry Kane nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e “debutimit” të italo-argjentinasit Mateo Retegui.

Fitorja u vu disi në rrezik në minutën e 80’-të, ku Luke Shaë u ndëshkua nga arbitri Jovanovic, me kartonin e kuq, mirëpo “3 luanët” ishin të aftë për mbajtur rezultatin ndaj “të kaltërve” të Roberto Mancinit.

Mirëpo, fitorja nuk ishte i vetmi gëzim për “bomberin” Harry Kane, i cili me golin e shënuar mbrëmjen e sotme arriti të “kurorëzohej” si golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së “ishullorëve”, duke kaluar kështu legjendën Ëayne Rooney e duke shkuar në kuotën e 54 golave me fanellën e “3 luanëve”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!