Një avion me pasagjerë ka përjetuar tmerr ditën e djeshme kur dera e pasme e një avioni An-26 u hap menjëherë pas ngritjes në rajonin më të ftohtë në botë. Një video tregon derën e pasme të hapur në aeroplanin IrAero Antonov, i cili ishte nisur nga Magan në rajonin e Yakutsk, në Siberinë lindore, në -41C të ftohtë.
Pasagjeri që filmon videon është në një sedilje të pasme në avion, i cili ishte nisur për në Magadan në brigjet e Paqësorit të Rusisë. Piloti bëri një ulje të shpejtë emergjente në Magan në rajonin siberian Yakutsk dhe të gjithë në bord ishin ‘të sigurt’ pavarësisht të ftohtit intensiv në kabinë gjatë ngjarjes.
/abcnews.al