Leonardo Bonucci ishte njeriu i ndeshjes në finalen e djeshme ndaj Anglisë, duke shënuar golin e barazimit dhe ekzekutuar penalltinë e tij me shumë mjeshtëri.
Pas ndeshjes, kur Italia e kishte fituar tashmë Europianin juventini nuk i kurseu aspak ironitë dhe ngacmimet ndaj kundërshtarëve. Në pamjet e publikuara ai shihet teksa feston me Chiellinin dhe thotë ca fjalë më tepër.
“Keni edhe ca makarona për të ngrënë, hani më shumë makarona”, thotë Bonucci. “Hani edhe ca makarona”, është një shprehje italiane që do të thotë “fitoni më shumë përvojë” dhe shpesh përdoret edhe në futboll.
https://streamable.com/0uc97u
Bonucci vazhdoi të këndonte ‘It’s coming Rome’ në dhomën e zhveshjes së Wembley së bashku me mesfushorin e Chelsea, Jorginho. Në konferencën për shtyp ai tregoi sesi ‘It’s coming home’ i Anglisë i motivoi të kaltërit para finales. /abcnews.al