VIDEO/ Hamas liron gruan izraelite dhe dy fëmijët e saj

schedule10:54 - 12 Tetor, 2023

schedule 10:54 - 12 Tetor, 2023

Grupi islamik palestinez Hamas njoftoi të mërkurën vonë se kishte liruar tre pengje: një grua dhe dy fëmijët e saj.

“Një grua izraelite dhe dy fëmijët e saj, të cilët u kapën gjatë përleshjeve, janë liruar”, thuhet në një deklaratë nga Hamas.

Në një video të transmetuar nga rrjeti televiziv palestinez Al Aqsa, një grua dhe dy fëmijë mund të shihen të shoqëruar nga tre luftëtarë të Hamasit në një zonë të rrethuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!