William Cordeiro nuk ishte i grumbulluar me Partizanin as në ndeshjen kundër Laçit, ndërkohë që disa ditë më parë shprehej në rrjetet sociale që do e mbyllte me të kuqtë.
Gjithsesi braziliani iu bashkua ekipit sërish në stërvitje dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve me fatin e tij.
Cordeiro vijon të argëtohet në kryeqytetet. Së bashku me lojtarin e Dinamos, Welber, anësori shfaqet duke kënduar në një video të postuar nga Diego Maranhao, një tjetër lojtar i bluve të kryeqytetit. /abcnews.al