VIDEO/ Hajduti futet të vjedhë një dyqan, shitësi ia thyen gjashtë shishe birre në kokë

schedule03:16 - 2 Korrik, 2020

schedule 03:16 - 2 Korrik, 2020

Një hajdut në Kinë ka pësuar lëndime të rënda në kokë, kur tentoi të kryej një vjedhje brenda një marketi.

Shitësi ia theu gjashtë shishe të birrave në kokë hajdutit, i cili tentoi nën kërcënimin e thikës ta grabitësë marketin në pjesën veriore të Kinës.

Kur grabitësi tentoi t’ia vë thikën në qafë, ai reagoi menjëherë duke i thyer gjashtë shishe birrash në kokë. Më pas shitësi është larguar nga dyqani dhe ka lajmëruar policinë, e cila sipas raportimeve ka mbërritur në kohë rekord dhe ka arrestuar grabitësin.