Florent Hadërgjonaj e ka nisur si titullar në qendër të mbrojtjes sfidën jashtë fushe që po luan Kasimpasa përballë Ankaragucu. Një pozicion jo natyral për anësorin e djathtë të Kosovës, por trajneri i miqve është detyruar të bëjë këtë zgjedhje si pasojë e mungesave.
26-vjeçari e ka nisur keq takimin e sotëm të kampionatit turk. Në minutën e 16-të ka realizuar një autogol, duke i dhuruar avantazhin skuadrës vendase, pjesë e të cilëve është Endri Çekiçi. Ankaragucu sulmoi nga krahu i djathtë, teksa Hadërgjonaj devijoi gabimisht me kokë topin në portën e tij.
Mërzitje e madhe për lojtarin dardan, i cili është pjesë e Kasimpasa prej janarit të vitit të kaluar. Sfida vazhdon të luhet dhe rezultati është 1-0 për ekipin vendas. /abcnews.al