Manchester City është duke u ndeshur në këto momente ndaj Southampton në “St. Mary’s Stadium”, ku djemtë e Guardiolës po triumffojnë me rezultatin 0-1.
Goli i vetëm në këtë pjesë të parë u shënua nga Erling Haaland. Në përfundim të intervalit të parë kohor, në minutën e 45-të, De Bruyne dha një top të bukur nga krahu i majtë në drejtim të zonës, me sulmuesin norvegjez i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë./ h.ll/abcnews./al