Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland, nuk di të ndalet. Që kur është transferuar te verdhezinjtë, sulmuesi norvegjez ka shënuar në çdo ndeshje. 19 vjeçari e nisi nga stoli sfidën e sotme kundër Werder Bremen, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Trajneri Favre u detyrua ta aktivizojë në fillimin e pjesës së dytë, pasi Dortmund po mposhtej 2-0 nga ekipi i Rashicës. Në minutën e 67-të, norvegjezi shënoi për Dortmundin, duke ngushtuar diferencën.
Por tre minuta më vonë, sulmuesi shqiptar, Milot Rashica, i përgjigjet bomberit norvegjez dhe shënon një gol shumë të bukur për Werderin, duke çuar shifrat në 3-1./abcnews.al