Lucien Favre dhe Dortmund festuan sot dhe ishte sulmuesi Erling Haaland që ua dha mundësinë për ta bërë diçka të tillë. Një fitore e marrë në fund kundër Dusseldorf, por që gjithsesi vlen tre pikë.
🚨 COMUNICADO BORUSSIA DORTMUND 🚨
📰 La directiva del club ha decidido suspender por tiempo indefinido a su jugador Erling Haaland por lesionar deliberadamente a su entrenador Lucien Favre.FIN DEL COMUNICADO 🤣#Bundesliga pic.twitter.com/0QgtkN3Rku
— Codere Apuestas (@CodereApuestas) June 13, 2020
Festa pas golit ishte e ligjshme dhe normalisht Favre e përjetoi me emocione, ndoshta edhe nga zërat që e vënë në rrezik vazhdimësinë e tij në krye të verdhezinjve.
Për momentin nuk largohet, por festa e golit të fitores ka pasur pasoja për të. Favre është dëmtuar dhe kamerat e kanë kapur duke çaluar. Një dëmtim i lehtë, për të cilin fajtor është Haaland. Norvegjezin gjithsesi nuk e dënon dot… /abcnews.al