Manchester City nuk e ka ndalur “hapin” në Premier League, teksa në javën e 31-të të Kampionatit anglez të futbollit, “qytetarët” mposhtën lehtësisht “dhelprat” e Leicester me rezultatin 3 me 1.
Djemtë e Guardiolas e mbyllën lojën që në minutën e 25’-të të ndeshjes, me tabelën e rezultatit që shënonin shifrat 3 me 0. Siparin e golave e hapi John Stones që në minutën e 5’-të të sfidës, ku pas një pasimi të Rodrit dërgon topin në rrjetë me një goditje potente. Vetëm 8 minuta më vonë, arbitri akordon një 11-metër pas rishikimit të një ndërhyrjeje me sistemin VAR dhe nga pika e bardhë e penallitsë, “vikingu” i sulmit të City, Erling Haaland dyfishon shifrat, ndërsa pas 10 minutash do të ishte sërish Haaland, i cili finalizon një kundërsulm vrastar të vendasve, ndërsa për vendasit goli i “nderit” erdhi nga nigeriani, Kelechi Iheanacho në pjesën e dytë.
Me këto 2 gola “makineria” e golave të Guardiolas arrin në kuotën e 32 golave në kampionat duke mbetur vetëm 2 gola pas rekordit të sulmuesve legjendarë të Anglisë, Alan Sherar e Andy Cole, me këta dy të fundit që janë të vetmit sulmues, në historinë e Premier League, që kanë shënuar 34 gola brenda 1 sezoni.
Përsa i përket renditjes, Manchester City arrin në kuotën e 70 pikëve dhe mbetet vetëm 3 pikë pas “topçinjve” të Arsenal të vendit të parë, me djemtë e Mikel Artetas që do të luajnë mesditën e nesërme transfertën e vështirë të West Ham. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i John Stones, 1-0:
Penalltia e Erling Haaland, 2-0:
Goli i Erling Haaland, 3-0:
Goli i Kelechi Iheanacho, 3-1: