Një tifoz i Barcelonës e ka tepruar me guximin në ndeshjen Betis-Barcelona. Dueli i fundjavës në La Liga ishte spektakolar, por në fund fituan katalanasit me rezultatin 2-3.
I riu kishte veshur një bluzë të Sevilla, rivalit të urryer të Betis. Ai kishte zgjedhur ta shihte ndeshjen me fanellën e mbrojtësit Diego Carlos dhe këshilla e parë i ka ardhur nga stjuartët, të cilët i kanë kërkuar të mbante veshur xhupin për të mos u dalluar.
Tifozët vendas e kanë vënë re dhe janë tërbuar. Reagimi i tyre nuk ka munguar dhe djaloshi është detyruar të largohet përpara kohe nga shkallët e “Estadio Benito Villamarin”. /abcnews.al
Un niño, con la camiseta del Sevilla, en el Benito Villamarín, presenciando un Betis – Barcelona. Le humillan y terminan echándolo de la grada
al son de ‘adiós hijo de puta adiós’. Le escoltan.
Se puede hacerle ver que para muchos puede ser una provocación pero es un NIÑO,joder pic.twitter.com/Ie52fo6R4m— Ibon Perez (@ibonpereztv) February 10, 2020