VIDEO/ Guirassy hero i Stuttgart, “bomberi” nga Guinea shënon dopietën në fitoren ndaj Wolfsburg

schedule21:36 - 2 Mars, 2024

schedule 21:36 - 2 Mars, 2024

Skuadra e Stuttgart, nuk “vonoi” aspak dhe reagoi menjëherë, pas fitoreve në transfertë të ndjekësve të Borussia Dortmund dhe RB Leipzig, duke arritur gjithashtu një fitore, me skuadrën e Hoeness, që fitoi 2 me 3 në fushën e Wolfsburg dhe tashmë e sheh veten vetëm 4 pikë larg Bayernit të vendit të dytë.

Protagonist ishte absolutisht, “bomberi” nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili realizoi dy herë për miqtë e Stuttgart, në minutat 14’ e 54’, ndërsa goli i tretë erdhi nga këmbët e Josha Vagnoman, në minutën e 78’-të, gola këto që nxorrën “të pavlefshëm”, rrjetat e Joakim Maehle e Lukas Nmecha, në minutat 50’ e 83’.

Falë këtij rezultati, skuadra e Stuttgart ruan pozitat, në vendin e 3-të, të tabelës, së kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, me 50 pikë, 4 më pak se “Bavarezët” e Bayern Munich e 6 më shumë se “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, ndërsa skuara e Wolfsburg mbetet në vendin e 13-të, me 25 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!