Kanë përfunduar dhe 2 sfida të tjera të javës së 26-të, të Kampionatit më elitar të futbollit në vendin tonë. Kështu, Teuta dhe Egnatia u ndanë në paqe, teksa barazuan me rezultatin 1 me 1, ndërsa në Laç, “kurbinasit” vendas arritën të fitonin me rezultatin 2 me 0 ndaj shkodranëve të Vllaznisë.
Një dopietë e “bomberit” nga Mali, Saliou Guindo, në minutat 32’ dhe 40’ ka mjaftuar për t’i dhuruar “kurbinasve” 3 pikë të arta në luftën për 1 biletë Evrope.
Ndërkaq, për golat në barazimin mes Egnatias dhe Teutës menduan Redi Kasa në minutën e 26’-të, për “rrogozhinasit”, ndërsa Ildi Gruda vendosi baraspeshën, si dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes në minutën e 38’-të. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Salidou Guindo, Laçi 2-0 Vllaznia:
Goli i Salidou Guindo, Laçi 1-0 Vllaznia:
Goli i Ildi Grudës, Egnatia 1-1 Teuta:
Goli i Redi Kasës, Egnatia 1-0 Teuta: