Vjen goli i parë nga duelet e Serie A dhe është një surprizë. Lecce ka ndëshkuar Napolin në minutën e 29-të dhe ka kaluar në avantazh në “San Paolo”. Gianluca Lapadula është autori i golit.
Miqtë realizuan disa kombinime të bukura dhe 30-vjeçari përfitoi nga pasiguria e portierit Ospina. Kolumbiani nuk e largoi siç duhet topin dhe Lapadula nuk e pati të vështirë për ta shtyrë në rrjetë.
Napoli ka regjistruar rezultate pozitive në ndeshjet e fundit, por kjo e sotmja është komplikuar shumë pas këtij goli. /abcnews.al