VIDEO/ Grupi i plotë në stërvitjen e fundit të Kombëtares, Syvlinho mendon rotacionin përballë Ishujve Faroe

schedule18:25 - 19 Nëntor, 2023

schedule 18:25 - 19 Nëntor, 2023

Të hënën mbrëma, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.

Pas mbylljes së konferencës për shtyp, në prag të kësaj sfide, ku të pranishëm ishin tekniku Sylivnho dhe “fantazisti” i mesfushës, Keidi Bare, “legjionarët” janë hedhur menjëherë në fushën e blertë të mitikut “Air Albania” për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore, në kuadër të sfidës së nesërme.

Sipas raportimve të derimëtanishme, grupi i lojtarëve është i plotë dhe i gjithi në formë shumë të mirë, megjithatë, në sfidën e nesërmë, deri në këto momente mësohet se tekniku brazilian pritet të bëjë një “rotacion” total në formacion, ndryshime këto që pritet të mësohen në orët në vijim. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI PAMJET: