Një video tregon momentin ku një grua nga New York-u sulmohet nga një dhelpër. Ajo po qëndronte në oborrin e shtëpisë së saj në Itaka ku sulmohet nga dhelpra. Sulmi, i cili ndodhi më 25 korrik, fillon kur gruaja largohet nga shtëpia e saj nga dera e përparme për të folur në telefonin e saj.
Gruaja pësoi disa lëndime nëpër duar dhe këmbë. Pamjet janë publikuar nga meteorologu Ed Russo. “Një kushërirë e imja u sulmua nga një dhelpër e tërbuar në Itaka, NY. Ajo është në rregull. Por dreq kjo video është e çmendur!”, ka shkruar meteorologu në twitter.
/abcnews.al