VIDEO/ Gruaja flet në funeralin e saj: 80 sekonda pyetje-përgjigje me të pranishmit

schedule11:06 - 17 Gusht, 2022

schedule 11:06 - 17 Gusht, 2022

Një grua që vdiq “foli” në funeralin e saj dhe madje iu përgjigj pyetjeje nga të afërmit që ishin të pranishëm. Kjo u bë e mundur falë një teknologjie holografike të pajisur me inteligjencë artificiale, pasi krijohet iluzioni i një bisede në kohë reale. Smith vdiq në moshën 87-vjeçare, por teknologjia, e ndërtuar nga kompania e djalit të saj, Stephen Smith bëri që të afërmit të “bisedonin” me të.

Teknologjia, e zhvilluar nga kompania amerikane StoryFile, krijon një hologram dixhital të personit ndërsa është gjallë dhe përdor një seri videosh pyetje-përgjigje të marra për tema që mund të jenë me interes për njerëzit e afërt. Më pas, këto pamje përdoren për të trajnuar një sistem të inteligjencës artificiale në mënyrë që të mund t’u përgjigjet siç duhet pyetjeve që do të bëhen në funeral.

Produkti përfundimtar – i cili është i pajtueshëm me sistemet e realitetit virtual dhe të shtuar – “ngarkohet” në platformën dixhitale të StoryFile nga ku, nëpërmjet një lidhjeje interneti, zhvillohet “dialogu” ( ose më mirë iluzioni i dialogut) gjatë funeralit. Stephen Smith tha se kjo i mundësoi nënës së tij të ishte “e pranishme, në njëfarë kuptimi”. /abcnews.al