Video/Grabitet për herë të dytë pika e këmbimit valutor në Fier

schedule18:40 - 9 Janar, 2018

schedule 18:40 - 9 Janar, 2018

Një pikë e këmbimit valutor në Fier është bërë objekt vjedhjeje me dhunë mbrëmjen e së martës. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit përballë prefekturës. Policia e Fierit bëri të ditur se dy persona të maskuar kanë marrë nëpërmjet dhunës një shumë prej 70 000 lekësh. Mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe punonjësit e zyrës për të rënë në gjurmët e autorëve. Kjo pikë këmbimi valutor është grabitur edhe 2 vjet më parë nga persona të maskuar dhe me armë lodër. Në atë kohë grabitësit u larguan më këmbë pasi i morën punonjëses 1000 euro. Policia arrestoi vetëm njërin prej grabitësve disa ditë më vonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!