VIDEO/ Golin nuk ia dedikoi gjyshes, por Maradonës. Festimi unik i Leo Messit

schedule17:59 - 29 Nëntor, 2020

schedule 17:59 - 29 Nëntor, 2020

Barcelona fitoi sot pastër me shifrat 4-0 ndaj Osasuna, teksa në listën e shënuesve ishte edhe Leo Messi. Argjentinasi shënoi golin e katërt për të tijtë, duke lëshuar një goditje të bukur në trekëndëshin e portës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Festimi i golit ishte madhështor. Zakonisht Leo ia dedikon gjyshes së tij në qiell golat, por këtë herë nuk ndodhi kështu. Duart ishin sërish lart, por për Maradonën.

 

Leo poshtë uniformës së tij kishte veshur një të Newell’s Old Boys, skuadër ku Leo hodhi hapat e parë ë futboll dhe Mardona luajti në sezonin 1993-94 dhe mbajti të njëjtin numër që Leo Mbante në shpinë sot.

“Pleshti” është mërzitur shumë nga largimi i papritur nga jeta e Maradonas dhe e tregon qartë këtë me gjestet e tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!