Eduart Rroca i çon një tjetër “sms” trajnerit të kombëtares shqiptare, Edy Reja. Mesfushori, i cili aktivizohet në ligën e dytë turke, ka shënuar golin e radhës, i shtati për të në kampionat.
Rroca ndëshkoi skuadrën e Altinordu, pasi kishte kaluar një orë lojë. Fantazisti nuk fali me një goditje brenda zonës, duke e çuar ndeshjen në 2-1.
https://streamable.com/42a719
As kohë për festë nuk kishte, me mesfushorin që mori topin dhe nxitoi për në mesfushë. Gjithsesi Istanbulspor AS nuk ia doli dot të shënonte sërish dhe ta shmangte humbjen. / abcnews.al