VIDEO | Goli më i bukur i javës, e shënon ylli i Brescia

schedule21:33 - 26 Tetor, 2019

schedule 21:33 - 26 Tetor, 2019

Brescia po udhëheq 0-1 në transfertë në sfidën kundër Genoas, falë golit të talentit Sandro Tonali. Në minutën e 34-ët, miqtë e Brecias fitojnë një goditje dënimi shumë pranë flamurit të këndit, por Tonali nuk mendon për të krosuar, por gjuan menjëherë drejt portës.

Nga një distancë shumë e largët dhe nga një kënd i pamundur, talenti italian gjen trekëndëshin e largët të portës, duke shkundur rrjetën dhe duke i befasuar të gjithë. 19-vjeçari konsiderohet si pasardhësi i Pirlos dhe nëse vazhdon me këto paraqitje, padiskutim që do të arrijë nivele të larta./abcnews.al

Serie A, java 9

Genoa – Brescia 0-1
Tonali 34′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!