Tirana shënoi kundër Skënderbeut që në minutën e 10-të me anë të Taulant Seferit, i cili ishte i saktë me një goditje jashtë zone.
Në kampin bardheblu kishin planifikuar gjithçka dhe goli i shënuar iu dedikua Kristi Vangjelit, i cili pak ditë më parë humbi vëllanë e tij.
Pavli Vangjeli, në moshën 36-vjeçare, u nda nga jetë për shkak të një sëmundjeje. Prej dy vitesh ai ishte shkëputur nga futbolli i luajtur dhe punonte si trajner moshash në Australi.
Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, ndërkohë që pjesën më të madhe të karrierës e kishte kaluar në Greqi. Ai ka veshur edhe fanellën e PAOK. / abcnews.al