Juventus luan ndaj Bolognas për javën e 19-të të Serie A dhe bardhezinjtë kanë gjetur golin në minutën e 15 me Arthur Melo.
Mesfushori lëshoi një goditje rrafsh me tokën nga jashtë zone, që mori devijimin e një prej mbrojtësve kundërshtarë, duke e nxjerrë portierin jashtë loje dhe tundur rrjetën.
https://streamable.com/7z82m9
Ky ishte goli i parë me Juven për Arthur, i cili e nisi shumë qetë, por gjatë javëve të fundit është përmirësuar shumë dhe po bën shumë mirë. /abcnews.al