VIDEO | Goli i parë amerikan, Afrim Taku shënon në limite

schedule12:12 - 22 Shtator, 2019

schedule 12:12 - 22 Shtator, 2019

Afrim Taku para pak ditësh ndryshoi ekip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa la Charlotte Indipendence dhe u rikthye te Tampa Bay Rowdies. Mesfushori, i cili në Shqipëri është aktivizuar me Tiranën dhe Skënderbeun, ka shënuar ditën e sotme edhe golin e parë në tokën amerikane.

Tampa Bay mposhti Bethlehem me rezultatin tenistik 6-1 dhe mesfushori shënoi golin e fundit të takimit. Në minutat shtesë ai u tregua i saktë me një goditje brenda zonës, duke shijuar kështu rrjetën e parë në SHBA.

Taku është transferuar në USL që në korrik të vitit 2018 dhe numëron më shumë se 40 ndeshje, kryesisht si titullar. Në të shkuarën mesfushori është grumbulluar edhe me kombëtaren shqiptare, pasi në Superiore ka qenë një nga më të spikaturit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!