Real Madrid nuk pyet për Eibar, teksa i ka shënuar tre gola që në pjesën e parë të takimit. Madrilenët e nisën takimin në mëyrën e duhur, duke e zhbllokuar sfidën me toni Kroos që në minutën e pestë.
Më pas ishte Sergio Ramos që dyfishoi, pas një pasimi të Hazard. Mbrojtësi kishte për detyrë ta shtynte topin në rrjetë dhe dihet se ai nuk gabon, madje ka shënuar gola shumë më të vështirë dhe të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Golin e tretë e shënoi braziliani Marcelo, duke i çuar shifrat në 3-0. Mbrojtësi u bë lojtari i 19-të që shënon në La Liga këtë sezon me fanellën e Real, si asnjë ekip tjetër në pesë ligat kryesore të Europës. /abcnews.al

