Një gol i Besar Isenit në minutat e para të fraksionit të dytë të ndeshjes, i ka dhuruar Shkupit fitoren në shtëpi ndaj Sileksit.
Triumfi i tretë radhazi për bardhekaltrit kryeqytetas në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe vendi i parë në renditje.
Kapiteni shfrytëzoi një gafë të mbrojtjes mike dhe mposhti portierin Bozinovski, duke i dhuruar tre pikë shumë të rëndësishme ekipit shqiptar.
22 pikë numëron Shkupi pas javës së dhjetë dhe kryeson me një pikë më shumë se Shkëndija e Tetovës, që ka luajtur një ndeshje më pak. /abcnews.al
Maqedonia e Veriut, java e dhjetë
Shkupi-Sileks 1-0
(Iseni 54′)