Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Goleadë për titull, Partizani “çmonton” Kastriotin dhe kap vendin e parë të Superiores

schedule18:10 - 25 Maj, 2023

schedule 18:10 - 25 Maj, 2023

Ndryshe nga “bardheblutë” e Orges Shehit, “demat e kuq” të Kolelës, nuk kanë bërë asnjë hap “fals” pasditen e sotme, teksa në transfertën e vështirë të Kastriotit kanë fituar me rezultatin me thellë 1 me 4, duke u pozicionuar kështu në vendin e parë të tabelës.

Edhe pse u mundën me rezultatin e thellë, sipari i golave u hap nga mesfushori i “krutanëve”, Bedri Greca, i cili mposht me një goditje të bukur portierin Rexhepi, mirëpo në fundin e pjesës së parë do të vinte dhe kundërpërgjigja e “të kuqve” të kryeqytetit, ku fillimisht Rrapaj barazon gjithçka në minutën e 40’-të të sfidës e në minutën e 45’-të Da Silva kalon “demat” në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë, djemtë e Kolelës shënuan edhe 2 herë të tjera në portën e “krutanëve”, së pari me Murataj në minutën e 59’-të dhe më pas në 65’-tën sërish me Da Silva, me brazilianin që shënon një dopietë në fitoren e madhe të “demave”, duke vulosur përfundimisht rezultatin e thellë 4 me 1.

Falë këtij rezultati, Partizani ringjitet në vendin e parë të tabelës, me pikë të barabarta me rivalët “bardheblutë” të kryeqytetit, me nga 64 pikë secili ekip, por “demat” mbajnë pozicionin e parë në tabelë falë bilancit pozitiv në përballje direkte. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Grecës, 1-0:

Goli i Rrapajt, 1-1:

Goli i Da Silva, 1-2:

Goli i Murataj, 1-3:

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!