Napoli është gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Italisë. Skuadra e Elseid Hysajt nuk hasi shumë probleme përballë Ismajlit me shokë, teksa brenda pjesës së parë shënoi 4 gola dhe hipotekoi kualifikimin. Në pjesën e dytë Djemtë e Gattusos zbritën me një marsh më pak dhe pësuan dy gola, që nuk ndikuan në fatin e kualifikimit të Napolit.
Hysaj e nisi ndeshjen nga fillimi dhe dhe ishte një ndër më të mirët në fushë (dha asistin e golit të parë), teksa Rrahmani pa ndeshjen e radhës nga stoli.Në anën tjetër Ismajli është shndërruar në lojtar stabël në mbrojtje dhe ishte 90 minuta në fushë për Spezian, e cila pas kësaj humbje 4-2 lë Kupën e Italisë. Napoli në gjysmëfinale do të përballet me Atalantan e Berat Gjimshitit.
KUPA NË SPANJË – Granada bëri detyrën, duke mposhtur me rezultatin 0-6 skuadrën e Navalcalerno dhe tashmë do të jetë pjesë e çerekfinaleve. Katër gola të shënuar për 25 minuta, me autorë Sanchez, Soro, Fede e Soldado, ndërkohë që në të dytën i shtuan emrat te shënuesit edhe Foulquier e Molina.
Në mbrëmje Athletic Bilbao i dha fund ëndrrës së Alcoyano, që befasoi skuadrën e Real Madrid. Skuadra e ligës së tretë tentoi gjithçka dhe shënoi e parë me anë të Carnobell, i cili realizoi nga një goditje dënimi. Baskët reaguan dhe Villalibre barazoi, kurse Inaky Ëilliams realizoi golin e fitores dhe të kualifikimit. /abcnews.al