Juve la pas humbjen e javës së shkuar në Serie A dhe u rikthye te fitorja sot, duke mundur pastër dhe pa shumë telashe skuadrën e Bolognas dhe marrë tre pikë me rëndësi.
Bardhezinjtë gjetën golin e parë me Arthur në minutën e 15, me mesfushorin, që goditi nga larg dhe gjeti devijimin e mbrojtjes, duke ia bërë të pamundur portierit të reagonte.
Gaolat e JUVENTUS-BOLOGNA
Edhe pas golit kampionët në fuqi vazhduan në ritme të larta dhe në pjesën e dytë gjetën golin e dytë me një tjetër mesfushor. Këtë herë ishte Weston McKennie, që tundi rrjetën pas asistit të Cuadrados.
Me këtë trepikësh të sotëm “Zonja” renditet e pesta me 36 pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët sipër saj. Nëse fiton ndeshjen e prapambetur Juve “katapultohet” e treta. /abcnews.al
Serie A, Java 19
Juventus-Bologna 2-0
Shënues: Arthur 15′, McKennie 71′