Manchester United u përplas sot me Arsenalin në Old Trafford, në kryendeshjen e javës së shtatë në Premier League. “Djajtë e Kuq” e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një goli të Scott McTominay në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, Arsenali reagoi dhe arriti të gjejë barazimin, me anë të sulmuesit kryesor, Aubameyang. Bomberi nga Gaboni përfitoi nga një hezitim i mbrojtjes vendase, pasi anësori kishte ngritur flamurin për pozicion të parregullt.
Aubameyang gjithsesi e dërgoi topin në rrjetë dhe pas konsultimit me VAR, u konsiderua gol i rregullt. Ky episod solli shumë polemika në fund të takimit, që u mbyll 1-1./abcnews.al
Premier League, java 7
Manchester United – Arsenal 1-1
McTominay 45’ / Aubameyang 58’