Manchester United ka triumfuar me rezultatin 3-1 përballë Brighton, një sfidë që nuk ishte dhe aq e lehtë sa mendohej për “Djajtë e Kuq”. Edhe pse rezultati tregon të kundërtën, të besuarit e Solskjaer nuk e fituan këtë sfidë pa djersitur.
Pereira shënoi golin e parë të sfidës, në minutën e 17-të, ndërsa dy minuta më vonë, Propper shënon autogol, për të dyfishuar avantazhin e United. Dunk në të 64-ën çoi shifrat në 2-1, duke rihapur sfidën, por Rashford me golin e tij e çoi rezultatin në 3-1 dhe i siguroi fitoren United.
Wolves ka triumfuar 2-1 kundër Aston Villa, duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve në vend të tetë. Një sezon shumë i mirë deri më tani për “Ujqërit”!/abcnews.al
Premier League, java 12
Man. United – Brighton 3-1
Pereira 17′, Propper (ag) 19′, Rashford 66′ / Dunk 64′
Wolves – Aston Villa 2-1
Neves 41′, Jimenez 84′ / Trezeguet 90′