Është mbyllur takimi i Kupës së Suedisë mes AIK dhe Kalmar, ku përballë u vunë dy futbollistët shqiptarë, Jasir Asani dhe Fidan Aliti. Si Asani, ashtu dhe Aliti, shënuan për ekipet e tyre, pro në fund do të kualifikohej për në çerekfinale skuadra e AIK, me rezultatin 3-1.
Asani shënoi në minutën e 80-të për AIK, duke çuar shifrat në 3-1 dhe duke sjellë qetësinë për vendasit, pasi Aliti 3 minuta më herët shkurtoi diferencat në 2-1. AIK feston kështu kualifikimin, ndërsa rrugëtimi i Kalmar dhe Alitit, ndalet këtu./abcnews.al
KUPA E SUEDISË
AIK – Kalmar 3-1
Yltapa 45’ 71’, Asani 80’ / Aliti 77’
3-1 AIK Jasir Asani !! #AIK pic.twitter.com/PtQVCkUF5P
— Joel Lander (@JoelLander1891) March 9, 2020