Zhbllokohet takimi Juventus-Sassuolo, i vlefshëm për javën e 17-të të Serie A. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa miqtë mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuqe të Pedro Obiang (45+2′).
U mendua se ndëshkimi i afrikanit i bëri më të thjeshta gjërat për kampionët në fuqi, por nuk po ndodh ashtu. Minuta e 51-të solli edhe golin e avantazhit për vendasit. Atë e shënoi Danilo.
Mbrojtësi brazilian lëshoi një goditje potente nga larg dhe topi përfundoi në rrjetë. Gol shumë i bukur i brazilianit dhe skuadra e Andrea Pirlos në avantazh.
Gjithsesi, festa e bardhezinjve zgjati vetëm 7 minuta. Edhe pse me një lojtar më pak, Sassuolo gjeti forca dhe ia doli të barazojë takimin.
https://streamable.com/iqzykf
Aksion shumë i bukur i djemve të De Zerbit, kombinime mes Locatellit dhe Traore, dhe finalizim fantastik i francezit Defrel, i cili lëvizi bukur mes mbrojtjes vendase dhe mposhti polakun Szczesny. /abcnews.al