Bayer Leverkusen kryeson për momentin në Bundesliga, ndërkohë që sot triumfoi kundër Augsburg më rezultatin 4-1. Një ndeshje me gabime qesharake, që nisën që në minutën e tretë.
Iago realizoi autogol menjëherë dhe i dha epërsinë “Aspirinave”, ndërkohë Niederlechner dhjetë minuta më pas devijoi një top me kokë dhe Leverkusen iu gëzua një tjetër autogoli.
Më pas miqtë bënë një tjetër gabim, me Niederlechner që ngushtoi shifrat. Patrick Shick në pjesën e dytë realizoi golin e tretë, kurse Ëirtz me të katërtin i mbylli të gjitha llogaritë.
Fitore sot mori Koln, që mposhti 2-1 Bochum, kurse Mainz likuidoi 3-0 Greuther Furth të rikthyer në Bundesliga. Tre pikë të arta për Freiburg, 3-2 në transfertë kundër Stuttgart, kurse Eintracht Frankfur barazoi 1-1 kundër Arminia Bielefeld. / abcnews.al