VIDEO | Gola dhe polemika, në Premier League ndodh gjithçka

schedule18:00 - 19 Tetor, 2019

schedule 18:00 - 19 Tetor, 2019

Janë mbyllur gjashtë sfidat e orës 16:00 në Premier League, ku pati një numër të madh golash, rezultate surprizë dhe polemika të shumta. Tottenham arriti të shmangë humbjen në shtëpi kundër Watford vetëm në minutën e 86-të, falë sistemit VAR. Goli i Dele Alli bëri që pikët të ndahen mes dy skuadrave.

Aston Villa ka mposhtur me përmbysje 2-1 ekipin e Brighton, me golin e fitores që u shënua në sekondën e fundit nga mbrojtësi Targett. Golin e gjeti dhe kapiteni i skuadrës, Jack Grealish. Ka mjaftuar Marcos Alonso që Chelsea të marrë tri pikët ndaj Newcastle, ndërsa Leicester fluturon me Jamie Vardy, i cili shënoi sërish në fitoren 2-1 ndaj Burnley./abcnews.al

 Premier League, java 9

Aston Villa-Brighton 2-1
Grealish 45’, Targett 90’ / Webster 21’

Bournemouth-Norwich 0-0

Chelsea-Newcastle 1-0
Alonso 73’

Leicester-Burnley 2-1
Vardy 45’, Tielemans 72’ / Wood 26’

Tottenham-Watford 1-1
Alli 86’ / Doucoure 6’

Wolves-Southampton 1-1
Jimenez 61’ / Ings 53’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!