Në derbin e Zvicrës të zhvilluar mes Bazelit dhe Young Boys, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ishte protagonist me një nga golat e shënuar, me takimin që u mbyll në barazim 2-2.
Taulant Xhaka ka arritur të shënojë një supergol në minutën e 41-të të takimit, ku lojtarët e kundërshtarë tentojnë të largojnë rrezikun nga zona, por topi përfundon në këmbët e mesfushorit shqiptarë.
Xhaka provon menjëherë goditjen drejt portës, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar duke i dhënë kështu edhe golin e avantazhit skuadrës së Bazelit, e cila më pas deri në fund nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 2-2.
Xhaka bringt Basel gegen YB in Führung. #Bscyb pic.twitter.com/JN7159HSd7
— Zum Runden Leder (@zumrundenleder) April 3, 2022
/f.a/abcnews.al