VIDEO/ Gol shprese për Botosanin, Realdo Fili protagonist në Rumani

schedule18:18 - 21 Prill, 2021

schedule 18:18 - 21 Prill, 2021

Realdo Fili ka gjetur rrugën e rrjetës në futbollin rumun. Sulmuesi nga Fieri i ka dhuruar avantazhin Botosanit në takimin shtëpiak ndaj Univ. Craiova.

Minuta e 12-të e ndeshjes, Fili protagonist në aksionin e ekipit vendas. Sulmuesi i majtë rikuperoi një top pas presingut dhe gjeti rrjetën kundërshtare pas një goditje të bukur.

 

Avantazh i rëndësishëm për Botosanin (titullar edhe Enriko Papa) që po garon për një biletë në Europa League, teksa ky ishte goli i katërt sezonal në kampionat për 24-vjeçarin. /abcnews.al