VIDEO/ Gol, rekorde dhe dëmtim, ja çfarë arriti mbrëmjen e kësaj të shtune Warren Zaire-Emery

schedule21:36 - 18 Nëntor, 2023

schedule 21:36 - 18 Nëntor, 2023

Konsiderohet nga shumë trajnerë e tifozë, si një talent i së ardhmes dhe ashtu është. Bëhet fjalë për “yllin” në rritje të Kombëtares së Francës, Warren Zaire-Emery, i cili mbrëmjen e sotme ka shkruar historinë me “Gjelat”.

“Arkitekti” i mesfushës së Paris Saint-Germain ka arritur të thyejë 2 rekord këtë mbrëmje, fillimisht u bë futbollisti, që ka zbritur në fushë me Francë në moshën më të re, 17 vjeç e 255 ditë, si dhe që që arrin të shënojë për “Gjelat”, rekorde këto 103 vjeçare.

Mirëpo për fatin e tij të keq, në momentin e shënimit talenti francez u dëmtuar nga një mbrojtës, duke u detyruar të dilte nga loja dhe për këtë ndërhyrje trashanike arbtiri kryesor vendosi të ndëshkonte me kartonin e kuq, mbrojtësin, Ethan Santos. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI PAMJET: 

Goli i Zaire-Emery, 3-0:

Kartoni i kuq i Ethan Santos:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!