Eros Grezda është rikthyer te goli pas gjashtë muajsh. Sulmuesi anësor ka ndëshkuar skuadrën ku ai u bë i njohur në Kroaci.
Grezda realizoi për Sibenik në minutën e 14-t të ndeshjes me një goditje të lehtë me kokë dhe skuadra e tij kaloi në epërsi ndaj Lokomotiva Zagreb.
Këta të fundit reaguan në pjesën e dytë të ndeshjes, duke barazuar me Kacavenda dhe Soldo. Grezda ndërkohë u zëvendësua në pushim të ndeshjes.