Mërgim Berisha shënoi golin e 14-t sezonal në Kupën e Austrisë mbrëmjen e djeshme. Sulmuesi shqiptar që përfaqëson Gjermaninë U21, ndëshkoi skuadrën e Sturm Graz.
Bekim Balaj ishte dëshmitar i golit të Berishës, i cili po kalon një sezon fantastik sivjet. RB Salzburg triumfoi me rezultatin 0-4 dhe goli i shqiptarit ishte i veçantë.
Pas një sulm të skuadrës së tij, Berisha me një gjuajtje kros e çoi topin drejt e në rrjetë. Nuk e kishte nisur për gol, por shënoi dhe habiti komentatorin austriak, i cili nuk ngurroi të bënte “WOW”. /abcnews.al