Mëngjesi i sotëm ka dhuruar ndoshta golin më të bukur të javës. “Perla” e radhës ka ardhur nga India, aty ku një spanjoll ka shënuar nga rreth 60 metra nga porta.
Mohammedan sfidoi Real Kashmir dhe arriti të fitojë me shifrat e pastra 2-1, falë dy golave të Pedro Manzi. Goli i parë i këtij të fundit, ai i minutës së 74-t, ishte super.
Pedro Manzi’s goal from his own half! [I-League] from soccer
Sulmuesi mori një top pranë rrethit të mesfushës dhe goditi menjëherë, duke shfrytëzuar daljen e portierit të Kashmir. Topi merr një trajektore fituese dhe përfundon mrekullisht në rrjetë. Gol i rrallë! /abcnews.al