Zhbllokohet ndeshja Skënderbeu-Vllaznia. Miqtë nga Shkodra kanë shënuar dy herë brenda 10 minutave përballë skuadrës së Julian Ahmatajt.
Autori i golit të parë është Haris Dilaver, sulmuesi boshnjak i kuqebluve, i cili gjen golin e dytë në Superiore.
Asist i Arsid Krujës në minutën e 32-të, goditje e menjëhershme e sulmuesit 30-vjeçar dhe Vllaznia në avantazh.
Djemtë e Brdaric nuk u ndalën dhe dyfishuan rezultatin dhjetë minuta më vonë. Braziliani i shkëputet bukur mbrojtjes vendase, tregon klasin e tij duke shmangur portierin e Skënderbeut dhe i dhuron avantazhin e dyfishtë ekipit shkodran. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2
E diel, më 8 nëntor, ora 16:45
Skënderbeu-Vllaznia 0-1
Shënues: Dilaver 32’, Da Silva 42′
Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bicaj, Qaqi, Vangjeli, Mara, Taipi, Rrapaj, Berisha, Pusi, Mensah . Trajner: Julian Ahmataj
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Victor Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric