Në orën 15:00 ka nisur një ndër derbet më me rivalitet të Shqiptarisë, ai midis Gjilanit dhe Dritës, i njohur ndryshe edhe si derbi i Anamoravës.
Të dy ekipet kanë pretendime të mëdha për këtë sezon dhe duan titullin kampion. Atmosferë shumë e bukur në shkallë me “Skifterat” dhe “Intelektualët” të shumtë e të zjarrtë.
“Miqtë” kanë kaluar në avantazh në minutën e 29-të. Adrian Cuculi ka shfrytëzuar një goditje këndi për shënuar me kokë golin e parë. Festë e “Intelektualëve” dhe protesta të mëdha të ekipit gjilanas kundrejt arbitrit kryesor të sfidës. /abcnews.al