Endri Çekiçi po kalon një moment shumë të mirë me ekipin e Olimpija Ljubanës. Sulmuesi kuqezi ka shënuar edhe sot në takimin kundër Domzale në transfertë. Kur takimi ishte 1-1, Çekiçi konkretizon me gol një aksion shumë të gjatë të skuadrës së tij.
Në minutën e 32-të, Çekiçi merr një pasim në hyrje të zonës dhe pa u menduar dy herë, godet me të majtën, duke gjetur trekëndëshin e portës. Ky gol ishte treti në kampionat për 22-vjeçarin./abcnews.al