Athletic Bilbao kërkon të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm dhe sot po përballet në transfertë kundër Levantes së Enis Bardhit (e ka nisur ndeshjen si titullar).
Baskët kanë gjetur shumë shpejt golin e avantazhit me anë të Raul Garcia në minutën e katërt. “Veterani” shfrytëzoi një krosim nga e djathta dhe shënoi një gol shumë të bukur.
Rrjeta e 14-të në këtë sezon në La Liga për 34-vjeçarin, i cili është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij. /abcnews.al