Tottenham po luan sfidën e tretë të fazës së grupeve në Europa League. Ekipi i Jose Mourinhos po përballet jashtë fushe me Ludugorets dhe pjesën e parë e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë.
Harry Kane zhbllokoi sfidën në tokën bullgare në minutën e 13-të. Bomberi dhe kapiteni i Spurs shfrytëzoi një top të ardhur nga goditja e këndit dhe mposhti me kokë portierin vendas.
Ky është goli i 200-të zyrtar i 27-vjeçari me Tottenham, që është edhe ekipi i tij i zemrës. Një gol historik për Kane, i cili renditet si golashënuesi i tretë më i mirë i klubit londinez.
200 – Harry Kane has scored his 200th goal for Tottenham Hotspur, the third player to reach the milestone for the club. His strike tonight was also his 100th away from home for Spurs. Elite. #LUDTOT pic.twitter.com/wFY3WN6S0K
— OptaJoe (@OptaJoe) November 5, 2020
Më mirë se ai kanë bërë vetëm Jimmy Greaves (266 gola) dhe Bobby Smith (208 gola). Kanë nuk u ndal dhe dhuroi asistin e golit të Lucas Moura në minutën e 32-të. /abcnews.al